Dy gra kapen mes vete në Prishtinë, u dalin në ndihmë edhe djemtë e tyre

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një konflikt ka ndodhur së fundi në rrugën ‘Muhamet Sokoli’ në Prishtinë, ku dy gra kanë pasur disa mosmarrëveshje mes tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë edhe djemtë e dy grave, të cilët kanë eskaluar në dhunë fizike duke u rrahur mes vete.

Po ashtu është sulmuar edhe një dëshmitare e cila ndodhej aty pranë në momentin kritik dhe e njëjta ka marrë lëndime trupore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast gjashtë personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor për të dhënë dëshmitë e tyre, tre prej tyre si të dyshuar, një viktimë dhe dy dëshmitarë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që rasti të iniciohet ‘Kanosje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa dy të rinjve që u rrahën mes vete t’u caktohet masa e ndalimit policor.

Lexo edhe:  I premtoi martesë 15-vjeçares, kreu marrëdhënie seksuale me të dhe e rrahu – ky është i arrestuari në Malishevë