4 vetura u bën “kërrsh” në Llapushnik, 3 persona dërgohen në QKUK

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku midis katër veturave gjatë pasdites të së enjtes në rrugën Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Llapushnik.

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka njoftuar se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim