Edhe një aksident i rëndë: 5 të lënduar nga përplasja në rrugën Prishtinë-Podujevë

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  “Kur ushtria serbe kthehet në Kosovë” – Provokojnë serbët, shfaqin pamflete në Komunën e Zubin Potokut, ku shihet Millan Radojiçiq me grupin e tij