36-vjeçari në Suharekë tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon sasi të mëdha qetësuesish

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Greikoc në komunën e Suharekës, ku një burrë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një burrë i cili dyshohet se ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve për qetësim. Ata i kanë ofruar 36-vjeçarit ndihmën e parë dhe më pas e kanë transferuar atë në spitalin rajonal në Prizren ku po vazhdon të trajtohet.

Po ashtu është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ndër të tjera kanë kontaktuar edhe Prokurorin e Shtetit. Ky i fundit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.

Lexo edhe:  Shqiptarët s’merren vesh, ia lënë përkohësisht në dorë Beogradit pushtetin në Preshevë