Zyrtarët e burgut në Dubravë gjejnë substanca narkotike
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se kanë gjetur substanca narkotike në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Policia njofton se më 15.11.2023 nga zyrtaret e burgut, është raportuar se gjatë bastisjes në pavijonin 5 dhe 6 janë gjetur dy qese me substancë narkotike me peshë prej 3 gram.
Gjithashtu në të njëjtën ditë nga zyrtaret e burgut, është raportuar se edhe në korridorin e burgut është gjetur substancë narkotike me peshë prej 3 gram.
Lidhur me rastet është njoftuar prokurori.