Zjarr në një stallë në Rahovec, digjet një lopë

Një lopë është djegur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një shtallë me ushqimin e bagëtive.

Policia njofton edhe për djegien e një sasie të konsiderueshme të ushqimit të bagëtive.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Rahovec 12.11.2022 – 01:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një stallë me ushqim të bagëtive, ku si pasojë e zjarrit është djegur një sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve si dhe një kafshë shtëpiake (lopë). Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:  Kurti: Marrëveshja Bazike ekziston por Serbia s’po e respekton atë, ka shkelur 8 nga 11 nenet e saj