Britania e Madhe i përkujton 14 ushtarët e saj që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Ambasada Britanisë së Madhe në Prishtinë do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, ku do kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-S në Kosovë (KFOR).

Sipas njoftimit të ambasadës, pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtojmë 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.

Ngjarja zhvillohet tek sheshi “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës, duke filluar nga ora 10:30.

Më poshtë ndiqeni një kronikë të Klan Kosovës të përgatitur në vitin 2019 ku u përkujtuan ushtarët britanikë të rënë në Kosovë.

Lexo edhe:  Kosovarët agresivë me familjarët: Shumë raste të dhunës, viktima më së shumti gratë