Zjarr i madh te “Parku i Pishave” në Sllatinë

Një zjarr i madh ka ndodhur tek një lokal në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Rasti ka ndodhur në lokacionin e njohur “Parku i Pishave”.

Dyshohet se atje është përfshirë një lokal nga zjarri, në orët e para të ditës së enjte.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve të Prishtinës.

Gashi tha se ekipet e zjarrfikësve e kanë kryer shuarjen e zjarrit.

“Nuk kam informacione se ka persona të lënduar nga ky rast. Ende nuk e dimë shkakun e këtij zjarri”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Plas sherri te një market në Lipjan: 19-vjeçari godet brutalisht me dru një 46-vjeçar, e bën për spital