Zihet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut, arrestohet

Një person është arrestuar pasi që është zënë duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Obiliq.

I dyshuari thuhet se është zënë duke ngarkuar thëngjillin në një kamionetë.

Ai thuhet se është dërguar në mbajtje.

“Obiliq / 28.12.2023 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Konflikt familjar në Drenas: 55-vjeçari kërcënon vëllain e tij pas një mosmarrëveshje, përfundon në ndalim