Zhduket një grua në Skenderaj, që 4 ditë nuk dihet për vendodhjen e saj

Një rast i zhdukjes është raportuar në Skenderaj, ku një grua kosovare është larguar nga banesa dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për fatin e saj.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ankuesja – gjithashtu një grua kosovare – ka informuar autoritetet se viktima është larguar nga shtëpia më 24 korrik 2025 dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe është në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Mbi 1 milionë euro para kesh në bankë, 2 banesa, 1 shtëpi, 2 parcela: Pasuria e Ramajt të VV-së që bën thirrje për bojkot të Devollit