Zbulohet kush është hajni që kreu 9 vjedhje në disa lokale në Ferizaj, kapet nga Policia

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese.

Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa lokale në Ferizaj, tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu që po dyshohet se prej muajit gusht ka kryer së paku 9 vjedhje në Ferizaj është Diard Emini, 22-vjeçar.

Sipas Policië, rastet për të cilët dyshohet i njëjti janë vjedhje të një veture, vjedhje të disa biçikletave, ndërsa në disa lokale ka kryer vjedhje të parave të gatshme, orë dore dhe pajisje elektronike.

Sinjali mëson se këto vjedhje janë kryer në lokalet “Me shije”, “Online Consultin”, “Super Viva” dhe të tjera, ku i dyshuari ka arritur të depërtojë dhe të kap para e produkte të ndryshme.

I dyshuari është arrestuar të premten dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Policët e EULEX’it nisin patrullimet në këmbë nëpër Veri