Zbulohet identiteti i 19-vjeçarit që u kap me mbi 60 qese drogë në Pejë

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për arrestimin e një të riu në qytetin e Pejës, i cili dyshohet për shitblerje të drogës. Me urdhër të prokurorit, ai tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i dyshuari është Eni Gjikolli, 19-vjeçar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e 19-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 60 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat ishin bërë gati për shitje.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Shënim: Personi i apostorfuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Kosovari bëhet hero në Gjermani, shpëton jetën e një një tre vjeçare në pishinë