Droga në komunën e Leposaviqit, flasin nga Prokuroria në Mitrovicë

Nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, është parë duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, me të cilën po ‘udhëheq’, Lulëzim Hetemi.

Për rastin Insajderi ka kontaktuar kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili konfirmoi se janë duke u marrë me rastin.

Po po jemi duke u marrë me rastin dhe pas pak do të ju njoftojmë më detajisht”, tha shkurt ai për Insajderin.

Ndërkaq, zv/komandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani, tha se janë në dijeni për përmbajtjen e videos.

Sipas Elshanit, ata e kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë në Prishtinë.

Ne kemi reaguar sipas detyrave tona zyrtare dhe për rastin kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila do të merret me rastin bashkë me prokurorinë. Ata vendosin për këtë”, tha ai.

Lexo edhe:  -20 gradë, acari ka pushtuar këtë shtet