Zbulohet gjinia e foshnjes së Olta Gixharit?

Olta Gixhari është në pritje të bebushit nr. 2 dhe ka organizuar një “baby shower”, në të cilën morën pjesë familjarë, të afërm dhe miqtë e aktores.

Burime për Bordo.al bëjnë me dije se Olta është në pritje të një vajze, megjithëse vetë aktorja nuk e ka ndarë me publikun lajmin. Ajo publikoi një album me foto në Instagram, ku shkroi: “Mezi pres ta ndaj me ju! Unë e di më në fund!”.

Olta ka konfirmuar shtatzëninë në natën finale të “Dancing with the stars”. Ajo, e emocionuar u ngjit në skenë dhe u shpreh: “Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur”.

Lexo edhe:  Arbenita thyen heshtjen: Unë dhe Nina jemi mirë, besoj në drejtësi