E trishtë: Ky është 63 vjeçari nga Ferizaj që ndërroi jetë pasi e theri veten me thikë

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri nga Ferizaj që pësoi lëndimë trupore pasi e theri veten me thikë, ka humbur jetën mbrëmë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia, teksa hetimet kanë nisur me vendim të prokurorit, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për viktimën Jonuz Alija, 63 vjeçar, mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Lajmin për vdekjen e Aliajt nga Ferizaj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga QKUK-ja janë njoftuar se 63 vjeçari ka ndërruar jetë.

Pas marrjes së procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes.

“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”

Lexo edhe:  Burri në Viti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ajo e denoncon në Polici