Xhihadi Islamik thotë se po mban 30 pengje në Gaza

Xhihadi Islamik – një fraksion militant palestinez që ka kryer gjithashtu sulme terroriste në Izrael – po mban të paktën 30 pengje në Gaza, të cilët u kapën të shtunën, sipas sekretarit të përgjithshëm të grupit, Ziyad al-Nakhala.

Grupi po bën thirrje që Izraeli të lirojë disa nga luftëtarët e tij në këmbim të lirimit të pengjeve.

“Lëvizja e Xhihadit Islamik aktualisht ka më shumë se 30 të burgosur dhe ata nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre derisa të burgosurit tanë të çlirohen”, tha al-Nakhala në një fjalim të regjistruar televiziv të dielën vonë, raporton CNN.

Numri i përgjithshëm i pengjeve të marra gjatë sulmit të Hamasit këtë fundjavë nuk është ende i qartë, por zyrtarët izraelitë kanë thënë se ka dhjetëra robër.

Lexo edhe:  Publikohet momenti i vrasjes së pjesëtarit të klanit mafioz serb para syve të gruas dhe fëmijës së tij