Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale.

Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore, ndërkohë që priten erëra të fuqishme në disa vise kodrinore-malore për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, të dobët ajror. Rrallëkund në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu

Të martën na pret mot me diell dhe vranësira të herëpashershme si dhe me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.

Nga e mërkura na pret mot kryesisht me diell, i ngrohtë dhe stabil. Netët dhe mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe ndoshta edhe të ftohta, ndërsa ditët ende mjaft të ngrohta dhe stabile./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Bahtiri plas bombën – Si përfundoi në shtëpinë e Radojçiqit në veri, bashkë me Haradinajn e Rakiqin?