Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga NISMA

Xhemajl Hasani jep dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate, shkak rezultati i zgjedhjeve

Postimi i plotë;

Unë, Xhemajl Hasani, kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Podujevë, jap dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe funksionet që mbaj brenda Nismës Socialdemokrate.

Arsyeja kryesore e dorëheqjes time është rezultati zgjedhor, i cili nuk arriti pritshmëritë tona dhe të mia personale.

Kam dhënë maksimumin tim në shërbim të Nismës dhe qytetarëve, por duket se puna dhe përkushtimi im nuk është vlerësuar në masën e duhur nga votuesit.

Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për përforcimin dhe rigjallërimin e strukturave të Nismës, duke liruar pozitën e kryetarit të degës.

Faleminderit të gjitha strukturave të Nismës Socialdemokrate për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij rrugëtimi.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Nismës, z. Fatmir Limaj, për mbështetjen dhe udhëheqjen e tij.

Ju uroj suksese të mëtejshme Nismës dhe të gjithë kolegëve në përpjekjet për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.

Me respekt,
Xhemajl Hasani

Lexo edhe:  Rrëfimi i kosovarit që u shpall kampion i Belgjikës në boks, 22 vjeçari që rrahu dy serbë në ring