Xhandarmëria serbe shihet duke patrulluar në zonën neutrale të kufiri, zona nga Istogu

Një automjet i xhandarmerisë serbe është parë sot duke qarkulluar në zonën neutrale te kufirit të bjeshkët e Istogut.

Lexuesit e IndeksOnline kanë ndërguar pamje ku shihet automjeti teksa lëshohet nga një kodër e që sipas banorëve është bjeshka e Corovodës së Istogut.

Sipas banorëve të kësaj zone, lëvizjet e xhandarmërisë serbe në këtë rrugë janë të shpeshta, madje ata dalin për të patrulluar edhe në këmbë.

Video e mëposhtme sipas banorëve është realizuar sot në orën 12 e 15 minuta nga bjeshka e Corovodës:

Lexo edhe:  Anesteziologu që la Kosovën: U detyrova të shkoj në Afrikë për të punuar, rroga 650 euro në QKUK nuk mjafton