Hajnat thyejnë xhaminë në Ferizaj, vjedhin 20 euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë afër mesnatës në fshatin Kosine të Ferizajt.

Mbikëqyrësi i Xhamisë së fshatit ka raportuar në Polici se hajnat kanë hyrë aty dhe kanë thyer arkën e bamirësisë.

Sipas ankuesit, personat e panjohur kanë vjedhur rreth 20 euro nga arka e bamirësisë dhe dy stabilizues të energjisë elektrike (UPS) në vlerë prej 70 eurosh.

Ankuesi ka njoftuar policinë se objekti i Xhamisë ka edhe kamera të sigurisë, teksa rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Mbyllet për publikun seanca fillestare ndaj Urim Hysenit, i akuzuar për vrasjen makabre të nënës së tij