Xhamia në lagjen Fidanishte merr pamje të bukur: Pak kohë më parë ishte vërshuar nga uji

Në kohën kur kishin ndodhur vërshimet në Mitrovicë, nuk kishin shpëtuar as objektet fetare.

Njëra nga xhamitë që pësoi më së shumti ishte ajo në lagjen Fidanishte në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

Pamja që kishte marrë, të jepte pak shpresë se do të rikthehej në gjendjen e mëparshme.

Por sot kjo xhami duket si është më së miri, madje edhe më bukur se që ka qenë në të kaluren, shkruan Jepi zë.

Hoxha i xhamisë, Eroll Nesimi, ka publikuar disa fotografi, ku shihet pamja e brendshme, dhe e gatshme për të pritur sot xhematin për falje.

Ndryshe qyteti i Mitrovicës është ndër qytetet më të goditura nga reshjet e fundit që ndodhën në vendin tonë./Jepi zë

Lexo edhe:  Vdekja e 2-vjeçares në Istog, Policia tregon se u gjet e vetme në shtëpi