Xhaka bëhet pishman për shqiponjën ndaj Serbisë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është bërë pishman duke deklaruar për gazetën zvicerane “Blick” se nuk duhej ta kishte bërë shqiponjën në ndeshjen ndaj Serbisë në Kupën e Botës.

Para 4 viteve, Zvicra kishte triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Serbisë, me dy golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Xhaka shpreher se nuk duhet bënte shqiponjën ndaj Serbisë.

“Gjithçka shkoi mirë në ndeshjen e Serbisë. Përveç shqiponjës. Nuk duhej ta kisha bërë këtë”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Flet karateistja që mposhti në finale serben: Ndjenjë e mirë për shkak të së kaluarës