Ndodh në Kosovë, qeni ndërprenë për pak minuta ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes së Superligës së Kosovës në futboll, Dukagjini – Ballkani.

Për një moment ndeshja u ndërpre nga një ‘mysafir’ i paftuar.

Një qen hyri në fushë duke ndaluar lojën.

Ai vrapoi në krejt fushën e stadiumit “18 qershori” në Klinë derisa doli i papenguar jashtë saj pak momente më pas.

Ndeshja Dukagjini-Ballkani, përfundoi me rezultat 1:1

Ndiqni pamjet interesante të bashkangjitura mëposhtë:

 

Lexo edhe:  Rrahen ndërmjet vete tifozët e Trepçës, pasi disa e shajtën Drilon Hajrizin