Walker: S’e kuptoj presionin ndaj Kurtit, për situatën në veri fajtore është Serbia

Ish-shefi i Misionit Verifikues i OSBE-së, William Walker, ka deklaruar se presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është i drejtë.

Ai në Tëvë1, ka thënë se barrën e përgjegjësisë ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës e ka Serbia e jo Kosova.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës, andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani, komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodh, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha ai.

Ai ka thënë se nuk është duke e kuptuar presionin që po i bëhet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Walker u shpreh se nëse ndërkombëtarët vazhdojnë ta tolerojnë Serbinë, nuk do të ketë qetësi në veri të Kosovës.

“Si rezultat i këtyre zhvillimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj Kosovës. Sinqerisht nuk jam duke e kuptuar këtë presion që po i bëhet tash e sa kohë kryeministrit Albin Kurti. Ky presion nga SHBA-të nuk po bëhet ndaj vetëm ndaj kësaj qeverie, por edhe atyre të mëparshme. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, ai ka marrë mbështetje që të bëjë më të mirën për vendin dhe konsideroj se është duke e bërë këtë gjë. Më vjen keq që si rezultat i këtyre zhvillimeve janë dëmtuar raportet me SHBA-të, me aleatin më të rëndësishëm që ka Kosova. Në anën tjetër, duke e toleruar vazhdimisht Serbinë me këto veprime, asnjëherë nuk do të ketë qetësi në veriun e Kosovës”, theksoi Walker.

Lexo edhe:  I thyhet xhami i veturës një kosovari Gjermani në të cilin ishte emblema e UÇK-së