Përfundon bastisja e EULEX-it në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

Ka përfunduar bastisja që nisi orët e hershme të mëngjesit të së martë në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.
Bastisja u krye nga pjesëtarë të EULEX-it me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, shkruan Lajmi.net.

Avokati i familjes, Artan Qerkini para mediave tha se e zyrtarët e Speciales nuk kanë sekuestruar asnjë provë relevante.

“Dhomat e Specializuara sot kanë realizuar bastisje, me ç’rast janë munduar kinse të sekuestrojnë prova, mirëpo jam i bindur se nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë humbje kohe. Konsideroj që gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë. Rasti nuk është bërë i ditur. Vetëm është thënë që për nevojat e procedurave të Dhomave të Specializuara. Nuk kanë kërku asgjë specifike. I kanë marrë disa dokumente publike. Nuk ka pasur nevojë fare të bastiset shtëpia. Bastisja ka qenë e kotë. Trajtimi ka qenë korrekt. Mirëpo në mënyrën e urdhërimit të bastisjes kemi shumë vërejtje.”, tha avokati.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se ZPS po vazhdon me filma, pasi nuk kanë fakte.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook.

Gjykata Speciale e Hagës bastis banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu
Lexo po ashtu
Gjykata Speciale e Hagës bastis banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu
Ndryshe, Fahri Fazliu më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lexo edhe:  Këto vendbanime do mbesin nesër pa rrymë 5 orë

Ndërsa vëllai i tij, Bahri Fazliu, ka rënë heroikisht më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi.