Aksident në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Milotit, në Rrugën e Kombit.

Sipas mediave në Shqipëri, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet të jenë plagosur 5 persona, mes të cilëve 2 fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Lexo edhe:  Të shtëna afër vijës administrative Serbi - Kosovë: Sulmuesit qëlluan ndaj oficerëve të policisë