VW dhe Audi thonë se është e pamundur të falsifikohet kilometrazhi në veturat e tyre
Me kthimin e kilometrazhit, tregtarët mund të rrisin vlerën e një veture të përdorur, por markat e njohura gjermane, Volkswagen dhe Audi thonë se prej disa vitesh përdorin një teknologji që pothuajse e parandalon plotësisht këtë mashtrim.
Rregullimi i kilometrazhit është rutinë sot dhe ofrohet për rreth 50 euro.
Mashtruesit arrijnë që përmes rikthimit të kilometrazhit në vetura, të rrisin vlerën e tyre për mesatarisht 3000 euro për veturë, duke mashtruar blerësit e makinave apo kompanitë e lizingut. Dëmi total i vlerësuar në Gjermani është rreth 6 miliardë euro në vit.
Gjatë kontrollimit të këtij fenomeni në vetura, shoqata më e madhe e veturave në Gjermani “Allgemeiner Deutscher Automobil-Club”, ka vënë re se mashtrimi në kilometrazhin e veturave nuk vlen më për Audi A3 (të prodhuara pas vitit 2020) dhe VW Golf 8 (të prodhuara pas fundvitit 2019).
Këto modele duket se janë të mbrojtura më mirë nga mashtrimet me kilometrazh sesa shumë vetura të tjera. Arsyeja janë çipat e rinj kompjuterikë me HSM (Hardware Secure Module) që përdoren për të mbrojtur kilometrazhin.
Shikoni listën e makinave të cilat kanë më së shumti kthime në kilometrazh.