Vushtrriasi ia zë derën borxhliut, i kërkon 17 mijë eurot që ia dha duke e kërcënuar

Borxhi prej mijëra eurosh është bërë mollë sherri mes disa personave në fshatin Druar të Vushtrrisë, ku debati eskaloi në kanosje dhe një person përfundoi në prangat e Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi i dyshuar S.S., i ka shkuar borxhliut te shtëpia, duke i kërkuar t’ia kthejë shumën e parave prek 17 mijë eurosh, që ia kishte dhënë hua. Në pamundësi për t’i marrë të hollat, Sinjali mëson se ai e kishte kanosur viktimën duke i thënë “I rehatoj unë këta, lemni rehat”.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta denoncojë rastin ën Polici, ku gjatë dhënies së dëshmisë ka deklaruar se i dyshuari ka poseduar edhe një armë gjatë kohës kur po ballafaqohej me të.

Nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, teksa i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “kanosja”.

Lexo edhe:  Rrebeshe shiu me bubullima, parashikimi i motit për fundjavë