Vushtrri: Sulmohet gazetarja derisa ishte duke biseduar me imamin e një xhamie, i dyshuari lirohet
Policia e ka arrestuar një person në Vushtrri pasi në një xhami e ka sulmuar një gazetare dhe kolegun e saj.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kohës së sulmit, gazetarja ishte duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.
Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.