Vuçiq: Sonte pritet një natë e vështirë për serbët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur në një konferencë për media pas zhvillimeve të fundit në veri.

Ndër të tjerash, Vuçiq shtoi se serbët i pret një natë e vështirë.

“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë.

Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”.

Lexo edhe:  Ndryshojnë çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi?