Vuçiq: Radoiçiqi ngarkohet me krime të rënda, do të ngritët aktakuza

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot ka pretenduar se “Prokuroria po e ngarkon ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për krime të rënda që ai vetë i ka pranuar dhe se hetimet do të vazhdojnë”, si dhe që “do të ngritët aktakuza”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai ka thënë se “hetimet do të vazhdojnë, aktakuza do të ngrihet” dhe se “gjithçka do të mbulohet me fakte”, transmeton Paparaci.

“Nuk do të doja ta mbroj Radoiçiqin sepse ai është përgjegjës para organeve tona gjyqësore dhe ende nuk është ngritur aktakuza ndaj tij, kur do të kryhen hetimet dhe nëse hetimet do të zgjerohet apo jo, varet nga organet kompetente shtetërore. Ata do të vendosin të gjitha këto fakte”, ka pretenduar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së TV N1, ku i ka marrë Radoiçiq paratë për “shtëpinë madhështore në liqenin e Ujmanit dhe të gjitha armët e sekuestruara”, duke shtuar se Radoiçiq “ka investuar në vendin e tij në një shtëpi ku ai dëshiron të jetojë më mirë me familjen e tij”.

Vuçiq ka pasur vërejtje për mënyrën se si është bërë pyetja, duke thënë se “një ditë opozita dhe mediat që mbështesin opozitën e kritikojnë për shkak të tre serbëve të vdekur, të nesërmen thonë se duhet t’i mbronte më shumë serbët nga Kosova dhe pastaj kërkojnë nga Josep Borrell që ndaj tij të vendosen sanksionet”

Lexo edhe:  Java më e ftohtë, ky është parashikimi i motit për sot