Vritet një kosovar në Gjermani, dyshohet se dorasi është gjerman
Mediat gjermane raportojnë se një qytetar me nënshtetësi kosovare është privuar nga jeta nga një gjerman për motive të ulëta.
Shtetasi kosovar ishte i moshës 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga pIagët e rënda ka ndërruar jetë.
Ish-partneri 29-vjeçar me kombësi gjermane, i partneres së kosovarit me kombësi gjermane, është arrestuar.
Krimi ka ndodhur në zonën e Auggener Weg. Sfondi i saktë i krimit është ende i paqartë, policia kriminaIe e Freiburgut ka nisur hetimet.
Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminaIe të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij. Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëIIuar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar.