Lajm i mirë: Qeveria asfalton rrugët në tri fshatrat shqiptare të Leposaviqit

Rruga në tri fshatrat veriore të Kosovës po asflatohet pas 23 vitesh.

Kjo rrugë që përfshinë fshatrat Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë i ka gëzuar tej mase banorët e këtyre fshatrave, shkruan Jepi zë.

Përmes një postimi në faqen e fshatit Bistricë u tha se tani duhet akoma më shumë të punohet në punësim dhe kushte më të mira të banorve të kësaj zone.

Postimi i plotë:

Më në fund po Realizohet ëndrra 23 vjeqare e Banorve të Tri fshatrave ne Veri te Kosovës Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë e vllahis, nga kjo Qeveri qe na premtoj për asfaltimin e rrugve tona! uroj ta gëzojm ne dhe shteti jon ! rruget janë nevoj elementare , tani duhet akoma me shumë te punojmë ne punsim dhe kushte më te mira të banorve te kësaj zone ! ktu mbrohet shteti dhe vendi,

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike