Xhaxhai vret aksidentalisht me çifte nipin 10-vjeçar në Shkodër

Një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte nga xhaxhai i tij.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër ku xhaxhai i 10-vjeçarit ka qenë duke pastruar armën kur ajo është shkrepur duke i marrë jetën të miturit.

“Nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç”, sqaron policia.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68-vjeçari jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar xhaxhain dhe ka sekuestruar dhe armën.

Lexo edhe:  Rritet numri i gjobave në trafik, mbi 645 mijë të shqiptuara në vitin 2022