Vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali, algjeriani e goditi me shtizë

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në Sirolo të Italisë.

23-vjeçari me origjinë shqiptare Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër.

Mediat italiane shkruajnë se i riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 30-vjeçar algjerian.

Ky i fundit mësohet se është arratisur nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë. (Pamje nga vendngjarja)

Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik.

Ai më pas, siç thonë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar.

Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.

Në vendin e ngjarjes, veç forcave policore ka mbërritur dhe kryetari i bashkisë së Sirolos, Philip Moscalla.

Lexo edhe:  Vetura godet motoçikletën në Podujevë, 38-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital