Nënshkruhen kontratat e para për adoptimin e qenve endacakë

Sot janë berë adoptimet e para të qëneve endacak dhe kontratat për adoptimin e këtyre kafshëve.

Nën pranin e kryetarit të Komunës së Prishtinës Përparim Rama,  dy qytetarë kanë adoptuar dy qëntë e parë.

Rama tha se zgjedhjen e problemit më qëntë endacak e kanë filluar që moti, ndërsa tha se kjo problematik nuk është vetëm në kryeqytet por edhe në vendet e tjera të Kosovës.

Ai gjithashtu tregoj shumën e shpenzuar ndaj kësaj inciative.

“Kemi shpenzuar më shumë se 1.6 milion për zgjidhjen e këtij problemi të madh. Kemi krijuar edhe shumë llote për trajtimin e qenve endacak. Sot në kryqytet një numër i madh i qenve janë i kastruar,  të sterelizuar, nuk janë siç kanë qenë më parë. E kemi bërë gjithë këtë që të ngrisim sigurinë për qytetarët tanë, për fëmijë tanë. Në bazë të OJQ-ve që janë marr me qentë endacak, janë rreth 3500 qen endacak dhe e kemi parë të arsyeshme që të krijojmë këtë mundësinë e re për qytetarët e kryqtyteti dhe jo vetëm, ccdo qytetar i ccfarëdo pjese të Kosovës janë të mirëseardhur që adoptojnë qentë endacak në kryeqytet”, theksojë Kryetari Rama.

Nga 25 qenë endacak, dy qytetar kanë shprehu dëshirën për adaptimin e tyre.

Ndryshe, ata nënshkruan edhe kontratat, për të cilat kryetari Rama bëri thirrje ta zbatojnë, në të kunderten pasohen me gjoba.

Rama theksoë se gjobat janë të nalta.

“Kontrata është e dyanshme me përgjegjësi të dyanshme. Derisa ne ofrojmë subvencione 50 euro në muaj për qentë endacak, poashtu edhe trajtimet e qenve endacak në aspektin e vaksinimit, sterelizimit e kastrimit, në anën tjetër  secili adoptues ka përgjegjësitë e veta t’i adaptojë në mënyrë humane, me kushte të mira, me ushqim, mos t’i lëshojnë në rrugë se është përgjegjësi e qytetarëve dhe gjobat janë të nalta”, vijojë Rama.

Lexo edhe:  Thaçi nga Haga uron nënën e tij për ditëlindjen e 86-të

Drejtori për Siguri dhe Emergjencë në komunën e Prishtinës Lulzim Fushtica gjithashtu bëri thirrje qytetarëve të kujdesën për qentë endacak , ndryshe gjoba për qytetarin që adopton qenin dhe më pas nuk i përmbahet kontratës varjon deri në 3000 euro.