Lulzim Kabashin e AAK-së e zë sherri me Policinë, ftohet në stacion për kanosje

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, Lulzim Kabashi, gjatë ditës së sotme është ftuar në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se Kabashi po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale ‘Kanosje’, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë ditës së sotme ka kërcëuar stafin e mediumit lokal ‘RTV Besa’.

Siç raporton ‘RTV Besa’, Kabashi është paraqitur në zyrat e mediumit dhe i ka kërcënuar me jetë, pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-kandidatit të AAK-së për asamble komunale, Shkodran Pulaj, për të cilin Sinjali dje raportoi ekskluzivisht se ka rënë në pranga e Policisë gjatë aksionit të antidrogës në lagjen ‘Bajram Curri’.

Pulaj tashmë me vendim të Gjykatës është dërguar në paraburgim dhe do të hetohet për dy veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Aksident trafiku rrugës për Hajvali, rrokulliset një veturë