Vriten dy shqiptarë në Itali, dy të tjerë plagosen

Sherri mes dy bandave rivale, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene ka rezultuar me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë në Itali.

Sipas mediave të huaja, viktimat dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frosinone.

Lexo edhe:  Naftëtarët i dërgojnë letër kryeministrit Kurti: Po rrezikojmë falimentimin