A kanë siguri?- Momenti kur e zënë skelet punëtorin te kompleksi ‘Cima Construction’

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur në një objekt në Ferizaj, ku një punëtor ka mbetur i lënduar.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori u lëndua në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punime, në rrugën “Cen Dugolli”. Viktima ka qenë duke bërë instalimin e skeleve, kur në një moment, këto pajisje e kanë zënë.

Punëtori fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga momenti i intervenimit të punëtorëve.

Lexo edhe:  Djali nervozohet me babanë e tij në Leposaviq, e çon në Polici për posedim ilegal të armëve