Vrasja në Lipjan, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka filluar pas një konflikti verbal dhe fizik në mes pesë personave, e cila më pas ka eskaluar edhe me gjuajtje me armë.

Policia thotë se dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të tre tjerëve dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Policia njofton se dy të dyshuarit gjenden në arrati.

Ndërsa, njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Lexo edhe:  Hapet e pamja për 7 vjeçarin nga Gjakova që vdiq nga kontakti më rrymën (FOTO)