Këta janë komandanti, rreshteri dhe dy hetuesit në Lipjan që u kthyen në punë, ishin suspenduar për rastin e Hamide Magashit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë kthyer në punë zyrtarët policorë të cilët ishin suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare pas rastit të vrasjes së Hamide Magashit, nënës shtatzënë, në oborrin e Qendrës Klinike Universitare.

Nga IPK kanë thënë se pas përfundimit të hetimeve, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurori dhe kërkesës për hetim disiplinor në Policinë e Kosovës, IKP ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar.

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, rreshteri Hasim Lubovci dhe dy hetuesit policorë Fejsal Ahmeti dhe Frashër Rexheli ishin suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Pas mbledhjes së dëshmive, IPK në konsulltë me Prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka ngritur Kallëzim penal ndaj tre të dyshuarëve ( një rreshteri dhe dy hetuesve të Stacionit Policor Lipjan për veprën penale penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj komandantit të Stacionit Policor-Lipjan ka bërë kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluerës-Policia e Kosovës”, kanë thënë nga IPK.

“Pas përfundimit ë veprimeve hetimore, dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore në Prishtine dhe kërkesës për hetim disiplinor në PK, IPK ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, se shkaqet e suspendimit të katër zyrtarëve policor të Stacionit Policor në Lipjan kanë pushuar”, përfundon përgjigja.

 

Lexo edhe:  3 persona nxirren të gjallë pas 296 orësh nën rrënoja