Alarmante: Mbi 150 mijë qytetarë pritet të largohen nga Kosova vitin e parë të liberalizimit të vizave

Nga 1 janari i vitit 2024 qytetarëve të Kosovës do t’iu mundësohet lëvizja pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo pritet të sjellë edhe ikje të fuqisë punëtore, ç’ka do të varfërojë tregun e punës.

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë çështje tha se lëvizja e lirë pritet të ketë efektet negative në ekonominë e vendit.

Shahini deklaroi se vetëm në vitin e parë,  mbi 150 mijë persona pritet të largohen nga Kosova.

“Liberalizimi i vizave është i vonuar por i mirpritur. Lëvizja e lirë pritet të ketë efekte negative.Pra disa javësh ka dalë një rapor i UNDP-së ku thuhet se mbi 80% e qytetarëve janë të pakënaqur ekonomikisht në Kosovë dhe rrezikojmë të na ikin mbi 150 mijë veta në vitin e parë ku mund të kthehen prej atyre rreth 30% e që mesatarisht edhe sot kur po flasim nga Kosova ikin për çdo vit mbi 50 mijë punëtorë me dokumentacione dhe kontrata në mënyrë të rregullt” deklaroi Shahini për “Gazeta Blic”

Ai tutje shtoi se gjetja e e një vendi pune do të bëhet më e lehtë në Gjermani, pasi nga 1 dhjetori hyn në fuqi ligji i ri i punës në këtë shtet.

“Gjermania ka liberalizuar tregun e punës, nga 1 dhejtori ku secili qytetar i vendeve të Ballkanit Perëndimor që shkon në Gjermani si turist nëse e gjen një vend të punës me automatizëm ndërmarrja dhe komuna ku është ndërmarrja mund të nënshkruajnë marrëveshjen për kontratë pa ndërmjetësim, pa askënd. Kjo do të mundësojë që qytetarët tanë të gjejnë punë më lehtë atje pa procedurat e ngarkuara dhe pa pritje të termineve dhe pagesat e larta që bëhen. Kjo do të varfërojë tregun e punës të Kosovës me njerëz momentalisht profesional por më vonë edhe vitin e ardhshëm me njerëz që nuk kanë një profesion të caktuar por janë fuqi punëtore që do të shitet lirë në Bashkimin Evropian për të siguruar një standart më të mirë për jetesë” tha Shahini për “Gazeta Blic”

Lexo edhe:  Publikohen foto skandaloze të djalit të Joe Biden me prostituta – disa prej tyre i ka bërë në Kosovë

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së

Ndërsa njohësi i çështjeve të ekonomisë, Lulzim Beqiri, po thekson se largimi i qytetarëve tashmë e ka dhënë efektin e vet negativ në ekonominë e vendit ende pa nisur procesi i liberalizimit të vizave.

Beqiri tha se ikja e madhe e punëtorëve po vjen si rezultat i mos-respektimit të kushteve të punës nga punëdhënësit.

“Largimi i qytetarëve veçse e ka dhënë efektin e vet negativ për ekonomin e vendit ende pa fillu liberalizimi i vizave.Bizneset kosovare po ballafaqohen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe kjo ka për të ndikuar jashtëzakoniaht keq në operimin e mirfillt të bizneseve, dhe kjo ikje vjen si rezultat i keqtrajtimit të punëtoreve, pagave të ulëta e mos-respektimit të orarit të pushimeve vjetore, dhe është e domosdoshme ndryshimi i kursit nga bizneset, rritjen e pagave kujdesin e shtuar ndaj tyre.Puntori duhet të llogaritet si aset jo si kosto, punëtori është vlerë e shtuar e kompanisë, jo kosto. Liberalizimi ka me ndiku edhe më shumë në zbrazjen e vendit dhe sigurisht që ka me ndiku negativisht në ekonominë e vendit” tha Beqiri për “Gazeta Blic”

Lulzim Beqiri, Ekonomist

Megjithëse qytetarët e Kosovës vetëm pak muaj i ndajnë nga lëvizja e lirë, sërish ka ardhur një lajm i keq.

Presidenti i Francës, Emanule Macron, ka paralajmëruar se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik

Lexo edhe:  Kreu disa vjedhje, bie në prangat e Policisë 43-vjeçari në Ferizaj