Vrasja e Liridonës, familja Ademaj i jep familjes Murseli dy ditë besë

Detajet e para të natës tragjike së 29 nëntorit ku mbeti e vrarë 33-vjeçarja, Liridona Ademaj Murseli morën kthesë sot kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e saj në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pak orë para se të arrestohej, Naim Murseli mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Liridonës, ceremoni kjo që u krye në fshatin e tij. Ndërsa, vetëm pak orë pas arrestimit të të njëjtit, u raportua se familja Ademaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës zhvarrimin e trupit të Liridonës nga aty ku u varros.

Ndër tjera, Sinjali merr vesh ekskluzivisht se familja Ademaj, familjes Murseli i ka dhënë dy ditë besë.

Lexo edhe:  Mashtrohet gruaja në Malishevë, e pagoi 500 € personin që i premtoi rrejshëm se ia liron burrin nga burgu