Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet mot pranveror, me intervale kohore me diell, vranësira e ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat parashihet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Vonë pasdite dhe në mbrëmje shtim i madh i vranësirave dhe reshje e rrebeshe kalimtare shiu me ndonjë vetëtim dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot pranveror, me vranësira e intervale kohore me diell. Riga e rrebeshe lokale shiu në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë. Në mbrëmje intensifikim i rrebesheve të shiut nga veriu në drejtim të qendrës dhe jugut ku pritet të kemi një sistem të fuqishëm kalimtar.

E Diela sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave e në veri të Malit të Zi priten reshje të dendura bore. Në Kosovë priten reshje lokale shiu e bore, por pa ndonjë akumulim dhe reshjet pritet të jenë të karakterit krejtësisht lokal. Në Maqedoninë Veriore dhe Shqipëri të dielen më ftohtë dhe me reshje krejtësisht të pakta lokale.

Fillimi i javës së re me mot kryesisht stabil, por ftohtë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vendoset edhe një barrikadë e re, tani në mes të Mitrovicës