Vrasja e Liridona Ademajt – a e ka kontaktuar Naim Murseli, Behgjet Pacollin në natën e krimit?

Lideri i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për figurën e Naim Murselit, të dyshuarin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pacolli ka zbuluar nëse është kontaktuar nga Murseli në natën kur u vra Liridona.

“Jo, unë kam qenë në rrugë zyrtare largë Kosovës, por bashkëpuntorët e mi nga Kosova më kanë informuar për rastin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Nacionale.

“Duke mos ditur si ka ndodh, unë kam tentu me kontaktu, por telefonin e tij ka qenë i mbyllur”, ka treguar Pacolli, i cili gjatë këtyre ditëve ka reaguar disa herë për rastin në rrjetin e tij social, në Facebook.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet i shtrirë në arën e tij pa shenja jete një burrë në Gjakovë