LAJMI I FUNDIT: Një qytetar gjendet i vdekur në mes të Prishtinës

Një person raportohet të jetë gjetur i vdekur  në mes të kryeqytetit.

Burimet e Jepi zë thonë se rsati ka ndodhur më saktësisht në afërsi të Furrës Qerimi.

Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës, shkruan Jepi zë.

Viktima dyshohet të jetë rreth moshës 30 vjeçare.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për Indeksonline se ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

 

(FOTO ILUSTRIM)

Lexo edhe:  Sulmuesit e Valon Sylës dënohen me nga 2 vjet burg