Vrasja e ish-luftëtarit të UÇK nga Mitrovica, vajza: Shkuam të shihnim babain që flinte por ai kishte ndërruar jetë

Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it në Francë.

55-vjeçari u vra nga një plumb “qorr” pas përplasjes me armë jashtë banesës ku jetonte.

“Le Figaro” shkruan se burri u godit nga një plumbi teksa ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij.

Në një deklaratë të dhënë për agjencinë e lajmeve AFP, vajza tha se pas të shtënave të dyta shkoi në dhomën ku po flinte, pa se ai kishte marrë një plumb dhe kishte ndërruar jetë.

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur, “i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime.

Albi Sadiku, nipi i ish-luftëtarit të UÇK, shprehu dhimbjen në familje pas lajmit të rëndë.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se në moshën 55-vjeçare, ka ndërruar jetë Agji ynë, Veli ( Sadik ) Sadiku , duke na lënë të pikëlluar dhe me zemër të thyer.

Dhimbjen nuk mund ta shprehin dot fjalët, por kujtimi për ty Agji do të jetë i përjetshëm.

Lusim Allahun Fuqiplotë ta mbulojë me mëshirën e tij dhe ta gradojë në Xhennetul-Firdeus”, shkroi në fb.

Prokuroria e Dijon po vijon hetimin e ngjarjes, teksa ka bërë publik dhe versionin paraprak.

“Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij ”, njoftoi prokuroria e Dijonit.

Lexo edhe:  Shqiptari vret me pushkë kunatin 33 vjeçar, dorëzohet në Polici dhe tregon pse e bëri