Në Laushë fillon ndërtimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së

Në Llaushë të Skenderajt është bërë fillimi i ndërtimit të memorialit të daljes publike të UÇK-së.

Shfaqja e ushtarëve të uniformuar ishte bërë zyrtarisht me 28 Nëntor 1997 në varrimin e mësuesit, Halit Geci.

Nënkryetari i Komunës, Sami Lushtaku, përmes një postimi shkroi se ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë.

Postimi i plotë

Sot filluam ndërtimin e memorialit të daljes publike të UÇK-së në Llaushë, në vendin ku për herë të parë me 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në skenë, për t’i treguar popullit tonë por edhe gjithë botës, se ky vend ka djem e vajza që do të luftojnë dhunën dhe mizoritë e regjimit serb në Kosovë.
Ky projekt nderon historinë tonë më të lavdishme dhe shërben si dëshmi për gjeneratat e ardhshme, për luftën dhe sakrificën e popullit tonë!

Lexo edhe:  Lajm i rëndë për Skënderajn: I riu që vdiq sot, ishte djalë hasreti