Vrasja e Ardian Nikulajt, pas motorit autori dyshohet se përdori një makinë për t’i humbur gjurmët

Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin përdori një motor dhe skafandër dhe veshje fosforeshente për ti marrë jetën biznesmenit.

Por dyshohet se për t’u larguar dhe për të humbur gjurmët ka përdorur një makinë “Land Rover deefender” me targa zviceriane e cila është fiksuar në fshati Kukel.

E gjithë policia e Shkodrës është vënë në lëvizje për të siguruar prova të vlefshme me qëllim gjetjen e kësaj makine.

Bznesmeni Ardian Nikulaj në Shëngjin më 19 prill 2023 nëlokalin e tij në Shëngjin.

Prej vitesh Nikulaj ishte i ndarë mes biznesit dhe politikës, teksa zotëronte disa biznese në Lezhë dhe ishte zgjedhur dhe kryetar i PSD-së në këtë qytet.

Sipas të dhënave, 50-vjeçari kishte në pronësi një resort në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku gjatë verës kanë performuar këngëtarë të njohur shqiptarë dhe DJ vendas e të huaj.

 

Lexo edhe:  Plas sherri në Parkun e Gërmisë: 21-vjeçari sulmohet nga një person, dërgohet me urgjencë në QKUK