Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, gjykata merr një vendim për dy të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që t’i vazhdohet masa e sigurisë dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

Sipas vendimit, dy të dyshuarit do të mbesin në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

Ndryshe, rasti ka ndodhur më 14 janar, ku dy të dyshuarit e mitur e kanë goditur viktimën me veturë e më pas me shkop në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

I riu ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku më pas ka vdekur më 20 janar.

Dy të miturit po hetohen për veprën penale “Vrasja”.

Lexo edhe:  Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje